Please enter at least 3 characters.

Alexander-Arnold ëndërron të bëhet kapiten i Liverpoolit

2019/11/Alexander-Arnold-vs-Salzburg.jpg
289:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 02: Trent Alexander-Arnold of Liverpool takes a selfie with a pitch invader during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and RB Salzburg at Anfield on October 02, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka thënë se është ëndrra e tij është të bëhet kapiten i klubit në të ardhmen.

21-vjeçari iu bashkua akademisë së të rinjve të klubit anglez në moshën gjashtë vjeçe dhe u ngrit në sistem përpara se të hynte në ekipin e parë tre vjet më parë.

Tani një lojtar i skuadrës së parë, anglezi ka bërë 99 paraqitje për Reds dhe ka luajtur një rol kryesor në suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Dhe Alexander-Arnold shpreson që paraqitjet e tij të rriten, ndërsa ëndërron ta marr edhe shiritin e kapitenit në të ardhmen.

"Nuk kam turp të them se shiriti i kapitenit është një ëndërr për mua", ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për BBC Radio 5 Live.

"Nëse vërtet bëhet apo jo nuk varet nga unë; Unë nuk zgjedh kush është kapiten. Por, kjo është diçka që do të më pëlqente ta bëja një ditë. Kapiteni i Liverpoolit është diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë dhe është diçka që më motivon".

"Kam qenë gjithmonë një lojtar i Liverpoolit. Liverpooli ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Kurrë nuk kam menduar për ndryshimin e klubit".

"Unë gjithmonë mendoja se Liverpooli ishte i destinuar të ishte klubi im. Kur u rrita, ëndrra ishte gjithmonë të luaja për Liverpoolin. Tani po jetoj ëndrrën dhe nuk mund ta shoh që po ndryshon", përfundoi anglezi. /Telegrafi/