Please enter at least 3 characters.

Albert Dabiqaj, “Mesfushori më i mirë i vitit 2024” nga Telegrafi Sport

2024/12/albert-dabiqaj-1-e1734644083107.png

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Albert Dabiqaj – Mesfushori më i mirë i vitit  Mesfushori i Dritës, Albert Dabiqaj, mbetet një nga lojtarët më të mirë në futbollin tonë, ndërsa edhe ofertat pas këtij viti të shkëlqyer nuk kanë munguar.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

‘Dabi’ edhe këtë vit dominoi mesfushën në futbollin kosovar, me paraqitjet e tij shumë të mira me fanellën e Dritës. Viti 2024 ishte shumë i mirë për të në aspektin individual, ku kishte 32 ndeshje në total.Ai arriti të shënojë 11 gola, ndërsa shtoi edhe tri asistime.Ky që po vjen mund të jetë viti i tij i fundit në futbollin e Kosovës.

Foto: Albert Dabiqaj dhe gazetari Shkumbin Pireva

/Telegrafi/