Please enter at least 3 characters.

Alba shtanget kur sheh Limin edhe Dolcen sërish bashkë: Me mua këto lojëra jo

Derisa po kërcente me Benita Zenën, Alba Pollozhani për një moment u shtang.

Kjo pasi pa Dolcen dhe Lim Hotin së bashku, të cilët po qëndronin në oborr.

Ajo reagoi menjëherë duke u larguar nga oborri për të dhoma e rrëfimit, si një gjë që nuk i pëlqeu.

Foto: Instagram

“Çfarë, jo këto lojëra nuk i ha. Këta lojëra të Big Brother-it nuk i ha. Për Zotin nuk dua”, u shpreh ajo.

Dyshja e lartpërmendur ndërkohë u sqaruan për raportin e tyre të lënë pezull.

Ata ndanë arsyet se pse vendosën të distancohen nga ky raport, meqë Limi ka pasur një histori edhe me Albën.

Alba ndërkaq thotë se është e dashuruar akoma me Limin dhe se nuk e do askënd tjetër. /Telegrafi/