Please enter at least 3 characters.

Alarmohet UEFA, Ramos e pranon publikisht se qëllimisht u ndëshkua me karton të verdhë

2019/02/GettyImages-1124726098-1.jpg
289:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - FEBRUARY 13: Sergio Ramos of Real Madrid runs with the ball during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Ajax and Real Madrid at Johan Cruyff Arena on February 13, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

UEFA duket se do të merret posaçërisht me rastin e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramosit.

Ky i fundit ka pranuar publikisht se në ndeshjen kundër Ajaxit qëllimisht ka ndërhyrë në mënyrë të palejuar që të ndëshkohet me karton të verdhë.

Prandaj do të mungojë në ndeshjen e kthimit në Madrid, e cila do t'i lejojë të luajë ndoshta në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Hakim Ziyech dhe Sergio Ramos (Photo by Lars Baron/Getty Images)

"Unë do të gënjeja nëse them se nuk e kam bërë me qëllim. Unë nuk do ta nënvlerësoja Ajaxin, por është fakt që kam nevojë për një pushim. Unë do ta shikojë duelin në shkallët e stadiumit", ka thënë spanjolli.

Nëse Ramos ishte i vetëdijshëm se kjo deklaratë mund t'i kushtojë atij apo jo, ne nuk e dimë, por UEFA është në lëvizje.

Nëse Federata Evropiane do të respektojnë rregullat e Nyonit që i kishte zbatuar në rastin e lojtarit të Portos, Jesus Corona, cili gjithashtu pranoi se qëllimisht ishte zverdhë në fazën e grupeve.

Prandaj, UEFA kishte dënuar lojtarin me një pezullimin shtesë, e cila gjë mund të aplikohet edhe në rastin e Ramosit.

Ndryshe, Reali triumfoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Amsterdam me rezultat 2-1 kundër Ajaxit. /Telegrafi/