Please enter at least 3 characters.

Alarmohen mediat serbe: Konsullata e Bosnjës në Mynih promovoi Kosovën si shtetin më të ri Evropë

2018/02/kosova-14.jpg
405:"epa05151372 Pupils of a primary school make a Kosovo flag with nails and stitches on the eve of the eighth anniversary of Kosovo's independence in Pristina, Kosovo 09 February 2016. Kosovo, which unilaterally declared independence from Serbia on 17 February 2008, has so far been recognized by more than 100 states, including the United States and a majority of European Union members. EPA/VALDRIN XHEMAJ
14:"VALDRIN XHEMAJ

Nën përkujdesjen e Konsullatës së Bosnjës e Hercegovinës në Mynih të Gjermanisë është  mbajtur manifestimi Dita e Ballkanit, ku sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka marrë pjesë edhe Kosova. Ky fakt i ka alarmuar mediat në Serbi.

Siç njofton gazeta serbe Blic, pavarësisht  faktit se Bosnja e Hercegovina (BeH) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, më 23 mars, nën përkujdesjen e Konsullatës së BeH në Mynih, Kosova është promovuar si shteti më i ri në Evropë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në Konsullatën e BeH në Mynih kanë thënë se vendet e pjesëmarrëse të Ditës së Ballkanit kanë qenë të njëjta si edhe viteve të tjera.

“Nuk e kam parë këtë, më vjen keq, është një organizatë joqeveritare "Human Human Help", e cila synon të paraqesë kulturën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një ngjarje kulturore dhe nuk hyjnë në politikë”, thotë Ruzimira Tihic Kadriq, konsulli i përgjithshëm i BeH në Mynih.

Sipas mediave serbe organizatorët e Ditës së Ballkanit, me çfarë kanë rënë dakord me sponsorët, janë përkujdesur që flamuri i Kosovës të ketë vendin e vet në simbolin e kësaj ngjarjeje, lulen ballkanike, respektivisht ta ketë petalen e saj në lule, e cila sipas përshkrimit paraqet shumëllojshmërinë e Ballkanit. /Telegrafi/