Alarmohen klubet e mëdha evropiane, Newcastle ia cakton çmimin Bruno Guimaraes
Manchester City mund të tentojë transferimin e Bruno Guimaraes të Newcastle United për të zgjidhur problemet e tyre në mesfushë dhe tashmë çmimi i tij është zbuluar. 27-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të Eddie Howe, pasi ka luajtur 15 ndeshje në Ligën Premier deri më tani.Guimaraes është një lojtar i cili pëlqehet shumë nga tifozët e klubit dhe është një simbol i progresit që ka bërë klubi duke marrë parasysh faktin që ai ishte transferimi i parë i madh nën regjimin e pronarëve të ri.Ai u bë pjesë e Newcastle në janar të vitit 2022 për shumën e 33 milionë eurove plus 6.5 milionë të tjera shtesa.
Guimaraes mund të shënojë, të asistojë dhe të bëjë ‘lojën e pistë’ kur është nevoja, sidoqoftë një mesfushor kaq i kompletuar nuk do të jetë i lirë.Sipas The Athletic, Newcastle mund ta lejojë atë që të largohet për shumën e 80 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/


