Aktorja Mira Sorvino rrëfen se është keqtrajtuar seksualisht pa i mbushur 15 vjet
Aktorja e njohur amerikane, Mira Sorvino, është njëra nga personalitetet e njohura që kanë mbështetur nismën ligjore për mbrojtjen më të mirë të viktimave të dhunës, sulmeve seksuale dhe keqpërdorimeve.
51-vjeçarja edhe më herët ka folur lidhur me këtë temë, në një periudhë kur aktore të shumta akuzuan për keqtrajtim seksual producentin Harvey Weinstein.
Ndërsa herën e dytë ka folur kur bëri të ditur se si 16-vjeçare në një audicion për një rol filmik, e kishte shqetësuar përzgjedhësi i aktorëve, transmeton KP.
Por, kësaj radhe, aktorja ka shkuar një hap më tutje. Në konferencë për media të guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuom, në të cilën morën pjesë edhe aktivistët e lëvizjes “Time’s Up”, ajo rrëfeu se kishte pësuar edhe dhunim të shkallës së dytë, që në sistemin e gjyqësorit të këtij shteti federal ka të bëjë me aktin me të cilin një person i rritur ka marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën 15-vjeçare.
Se si ka ndikuar kjo përvojë traumatike më vonë për të, më së miri dëshmon fakti se aktorja gjatë fjalimit i erdhi të qajë.
https://twitter.com/_ErikaLeigh/status/1138846415285837824


