Please enter at least 3 characters.

Aktorja gjermane kërkon ndihmë për të gjetur dy gra nga Maqedonia të cilat i ka takuar si adoleshente në Ohër

2023/02/barbara-sukova.jpg
512:"Beograd, 26. februara 2023 - Konferencija za medije drugog dana 51. izdanja FEST-a održana je u Press sali Mts Dvorane. Predstavljeni su autorska grupa regionalnog filma "Probudi me" (Slovenija, Hrvatska, Srbija) gde su govorili - Marko Šantiæ, reditelj, Ivan Zadro, direktor fotografije, Jurij Drevenšek, glumac, nemaèka glumica Barbara Sukova koja je prezentovala svoj novi film "Dalilend" i glumci iz filma "Lisica" (Nemaèka, Austrija) - Marko Kerezoviæ i Simon Morze. FOTO TANJUG/ TARA RADOVANOVIÆ/bs
6:"TANJUG

Aktorja gjermane Barbara Sukova këtë vit është një nga yjet më të mëdha të filmit në festivalin ndërkombëtar FEST që mbahet në Beograd të Serbisë.

Në festival ajo do të prezantojë filmin “Daliland” në të cilin luan Galan, gruan e Salvador Dalit, por ajo me të cilën tërhoqi vëmendjen e gazetarëve serbë është thirrja për ta ndihmuar që të gjejë dy gra të cilat i ka takuar në Maqedoni kur ishin fëmijë në vitin 1963.

Atë vit, aktorja si adoleshente qëndroi me prindërit e saj në Jugosllavi dhe vizitoi Ohrin. Ajo tregoi se aty ka takuar dy vajza – Zoricën dhe Biljanën.

Në atë kohë në shkollat ​​për viktimat e tërmetit në Shkup mblidhej ndihma humanitare, e më pas Zorica dhe Biljana në shenjë mirënjohjeje i dërguan një tabaka me dy filxhanë për kafe.

"I ruaja dhe i mbaja kudo me vete. Ata të dyja janë sikur unë, në mesin e të shtatëdhjetave. Do të doja t'i shihja përsëri. Meqenëse nuk i përdor rrjetet sociale, ndoshta ju mund të më ndihmoni t'i gjej ato", tha aktorja.

Ajo para kamerave ka treguar një foto të Zoricës dhe Biljanës kur ishin vajza./Telegrafi/