Please enter at least 3 characters.

Aktivizohet klauzola blerëse, Juventusi paguan te Fiorentina për blerjen përfundimtare të Federico Chiesas

2022/05/juventus-v-ssc-napoli-serie-a-scaled-1.jpg
262:"TURIN, ITALY - JANUARY 06: Federico Chiesa of Juventus celebrates scoring their teams first goal to make it 1-1 during the Serie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on January 06, 2022 in Turin, Italy. (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Venezias të dielën në ndeshjen e parë të ditës në Serie A, derisa në të fundit Roma barazoi pa gola 0-0 me Bolognën.

Ky barazim i Romës bën që Zonja e Vjetër edhe matematikisht ta siguroj plasmanin për Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, te Juventusi është aktivizuar edhe klauzola e blerjes përfundimtare të sulmuesit italian Federico Chiesa.

Në fakt sulmuesi italian ishte bashkuar në verën e vitit 2020 me torinezët, por ishte si huazim dy vjeçar me Zonjën e Vjetër që kishte obligimin e blerjes së tij nëse merr pjesë në dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve.

Pasi edhe matematikisht kanë siguruar plasmanin në 'Champions' për edicionin e ardhshëm, Juventus i paguan Fiorentinës 40 milionë euro për italianin që ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2025.

Chiesa kësisoj bëhet lojtari i 10-të më i shtrenjtë në histori të Juventusit, duke mbetur prapa emrave si Joao Cancelo, Paulo Dybala, Pavel Nedved, Gianluiggi Buffon, Arthur, Dusan Vlahovic, Matthijs de Ligt, Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/