Aktivitete dhe lëvizje të mistershme në qiell (Video)
10/09/2015
Në qiellin e errët, shihet një dritë e fortë me ngjyrë të bardhë. Ajo fillon si një lloj meteori, pastaj nis e zgjerohet, duke dhënë forma të ndryshme.
Komentet lidhur me videon që është parë mbi 17 milionë herë, janë nga më të ndryshmet, transmeton Telegrafi.
“Më duket si një spermatozoid, që e kanë lëshuar jashtëtokësorët për të ngjizur tokën”, është një nga komentet e shumta.
Teoritë konspirative dhe supozimet shkencore, janë disa nga temat në të cilat kanë komentuar shikuesit. /Telegrafi/


