Please enter at least 3 characters.

Aktgjykim për “Vjedhjen spanjolle”

2016/01/aktgjykim-p-euml-r-ldquo-vjedhjen-spanjolle-rdquo_hd.jpg

Të akuzuarit, Artan Jelliqi dhe Haki Januzi, u shpallën fajtorë për vjedhje të rëndë dhe që të dy u dënuan me dy vjet e gjysmë burgim.

LEXO PO ASHTU: Vjedhja milionëshe e bandës nga Kosova

Vjedhja ka ndodhur më 20 korrik 2009 në Hotelin Arts në Barcelonë, ku të pandehurit, së bashku me dy bashkë të pandehur (njëri prej të cilëve tashmë është dënuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati), hynë në dhomën në të cilën ishte i vendosur Masrour Barzani, i biri i Presidentit të Rajonit të Kurdistanit në Irak, dhe i vodhën gjërat e çmuara. Stolitë dhe gjërat e tjera më pas u sollën në Kosovë.

Këtë rast e ka hetuar Policia e Kosovës, e udhëhequr nga një ekip i përzier në të cilin ishte i përfshirë një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/