Please enter at least 3 characters.

Akt i paskrupullt dhe provokues

2016/01/f.0331194300219_m.jpg

“Arrestimi i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e Policisë së Republikës së Serbisë është një akt i paskrupullt dhe provokues . Me këtë veprim krejtësisht të papranueshëm Policia e Serbisë atakon në mënyrë të pashembullt integritetin e Kosovës dhe acaron edhe më marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Këto dhe arrestimet e tjera të qytetarëve të Kosovës kurrsesi nuk i kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në mes dy shteteve dhe rajonit. Është koha që veprime të këtilla të pamatura e të dëmshme të ndërpriten, dhe njëherësh dy policët të lirohen menjëherë”, thuhet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi. /Telegrafi/