Please enter at least 3 characters.

Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një person

2020/12/auto_policia-6-696x445-1-600x3601609355167-1.jpg

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00,në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/