Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Foto ilustruese

Rreth orës 18:00, në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton shkaqet e aksidentit.