Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Prishtinë

2024/10/462548522_1089875656048157_2203770601457514894_n-e1729777292545.jpg

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur para pak minutash në rrugën ''C'', në Prishtinë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar policinë, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Kohëve të fundit në vendin tonë janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet./Telegrafi/