Aksident në Skënderaj me shtatë persona të lënduar (Video)
09/07/2017
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditë së sotme në rrugën Skënderaj-Turiqevc.
Sipas raportimeve të dëshmitarëve, nga kjo përplasje veturash kanë mbetur shtatë persona të lënduar, në mesin e të cilëve edhe një katërvjeçar.
Bëhet e ditur se një i lënduar është arritur të shpëtohet i gjallë nga ngecja e tij në makinë dhe se është transferuar në QKUK në Prishtinë. /Klan Kosova/


