Please enter at least 3 characters.

Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

2018/09/policia-mk-3-750x430.jpg

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Mavrovasja”.

Në aksident janë përfshirë pesë vetura, të gjitha me targa të Shkupit, konfirmojnë nga MPB.

Të lënduarit janë transferuar në spitalin “Klimenti i Ohrit”, por ende nuk ka informacione për të lënduarit./Telegrafi/