Aksident në rrugën Lezhë-Milot, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë
04/07/2024
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mlot, pranë fshatit Markatomaj.
Një furgon dhe një makinë janë përplasur dhe kanë përfunduar të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.
Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihme mjekësore në spital 3 persona, njeri prej te cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/


