Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Drenas-Skendraj, lëndohen 6 persona

2017/08/aksident-4-2.jpg

Një aksident komunikacioni rrugor mes tri automjeteve ka ndodhur në rrugën Drenas - Skenderaj në mes automjetit VW kombi, një automjetit VW Golf V dhe një automjetit BMW, ku si pasojë janë lënduar 6 persona.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e veturave Golf dhe BMW dhe katër pasagjerë, një mashkull dhe tri femra.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/