Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT.png

Sot rreth orës 12:00, në rrugën "Agim Ramadani " në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Telegrafi/