Vdes 26-vjeçar i cili ishte lënduar rënë në aksidentin në Leposaviq
09/12/2025
Ka vdekur 26-vjeçari i cili ishte në gjendje kritike pas aksidentit të ndodhur në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se ka vdekur i lënduari i cili ishte në gjendje kritike.
Ndryshe, në këtë aksident të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë.
Aksidenti kishte ndodhur në mes dy veturave në hyrje të Leposaviqit.


