Please enter at least 3 characters.

Aksident në autostradën Shkup-Veles, lëndohet një person

2018/11/aksident-1-780x439-1.jpg

Një preson 47-vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në një aksident në komunikacion ditën e djeshme.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup - Veles, afër Katllanovës, kur motoçiklisti pasi ka humbur kontrollin, goditi gardhin e autostradës dhe është rrëzuar në tokë.

Ai është dërguar në Klinikën "Nënë Tereza" për dhënien e ndihmës mjekësore.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e policisë së SPB-Shkup./Telegrafi/