Please enter at least 3 characters.

Aksident në autostradën Kumanovë - Tabanoc, një i vdekur dhe tre të lënduar

2022/05/20_02_2022_468382_20_02_2022_3360552_aksident_trafiku_2.jpg

Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë - Tabanoc.

"Në ora 20:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Tabanovc ka ndodhur një aksident një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri vetura “Golf”, “Polo” dhe “BMW”".

"Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës", njoftoi SPB Kumanovë.

Emergjenca në Kumanovë njoftoi se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

SPB Kumanovë do të japin më shumë detaje gjatë ditës së sotme.