Aksident ndërmjet dy veturave te Menza e Studentëve në Prishtinë (Foto)
16/08/2018
Gjatë orëve të pasditës së sotme (e enjte) në udhëkryqin afër Menzës së Studentëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor.
Në këtë aksident, nga fotografitë të cilat i ka siguruar Telegrafi shihet se janë përplasur dy vetura.
Ende nuk dihet nëse ka persona të cilët kanë pësuar lëndime nga aksidenti. /Telegrafi/


