Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tri veturave në Gjilan, lëndohet një femër

2021/01/Aksident-me-logo.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan.

Sipas raportit të policisë në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /Telegrafi/