Please enter at least 3 characters.

Aksident mes një autobusi urban dhe një veture në Prishtinë

2023/06/urban-1.jpg

Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës mes një autobusi urban dhe një veture te posta në Prishtinë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes që ka siguruar Telegrafi, shihet autobusi urban dhe një veturë, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/