Please enter at least 3 characters.

Aksident mes katër veturave në Sllatinë, lëndohen dhjetë persona

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT.png

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Sllatinë.

Siç njofton policia aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30 dhe kanë qenë të përfshira katër vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dhjetë persona të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. /Telegrafi/