Please enter at least 3 characters.

Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Baicë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

"Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore", deklaroi Rugova për Telegrafin.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

"Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor", tha Rugova.

Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. /Telegrafi/