Please enter at least 3 characters.

Aksident mes dy kamionësh në autostradën "Ibrahim Rugova" , lëndohen dy persona

Foto: Arkiv

Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:00 pasi janë aksidentuar dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll në Autostradë është marr me rastin.

“Rreth orës 10:00, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në segmentin Suharekë–Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore. Si pasojë, dy persona raportohet se kanë pësuar lëndime trupore. Njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll ne Autostradë është marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai tha se Policia e Kosoves apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat ne trafik per te shmangur aksidentet. /Telegrafi/