Please enter at least 3 characters.

Aksident i rrallë apo parkim i veturës - shikoni si ka përfunduar kjo Audi

2024/02/26744226165d5a68089089280938407_628x305x002727.png

Sa herë që mendojmë se i kemi parë të gjitha për sa i përket aksidenteve në trafik, vjen një video si kjo për të na bindur të kundërtën.

Shoferi i një Audi A4 në Massachusetts gjeti një mënyrë inovative për të "siguruar" një vend parkimi pranë hyrjes së dyqanit - ai parkoi "në bordurë" midis dy veturave.

Nuk dihen shumë detaje për rastin, por policia lokale ka publikuar video nga vendi i ngjarjes. Një person është lënduar lehtësisht gjatë kësaj “akrobacie”.

Duke parë fotot dhe videot e publikuara, duket sikur Audi ka fluturuar mbi sipërfaqen e gjelbër përpara parkingut dhe është ngritur nga toka, për të përfunduar në këtë pozicion.

Madje janë aktivizuar edhe airbag-ët, gjë që flet për forcën e goditjes dhe duke pasur parasysh se si ka rënë, shoferi është dashur të dalë nga vetura me ndihmën e zjarrfikësve. /Telegrafi/