Aksident i rëndë në Skenderaj, një person i vdekur
11/08/2017
Sonte rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj ka humbur jetën një person si pasojë e një aksidenti në trafik.
Zzëdhënësi i policisë pë Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Klinë e Mesme.
“Një veturë me targa vendore në rrethana ende te panjohura është perplasur në mbrojtëset e rrugës, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën një grua e moshës 50 vjeçe”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.


