Please enter at least 3 characters.

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon si nëpër filma (Video, +18)

2017/11/1-200.jpg

Janë pamjet e një aksidenti të frikshëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur të dielën, por ABC News siguroi videon nga një kamerë sigurie. Katër makina u përfshinë në ngjarje, dhe një person u plagos rëndë.

Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike. BMV- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy Benz-a.

Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi, transmeton abcenews. Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga.

Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën.