Please enter at least 3 characters.

AKROBATI

2019/07/Agim-Mala-2-e1564063590952.jpg

Poezi nga: Agim Mala

Ecën telit
ndesh syve të gapërruar
ndesh vdekjes
Populli pret
Ai bën një hap në të majtë
vdekja i zgërdhihet
Bën në të djathtë
vdekja sërish i zgërdhihet
Populli pret secilin hap

Jetë e mrekullueshme
në tel

(Marrë nga vepra “Pamje pa ne”, Rilindja, 1984)