Please enter at least 3 characters.

Ajeti shënon ndaj Zurichut, Baseli siguron finalen e Kupës së Zvicrës

2019/04/albian-ajeti-jubelt-nach-seinem-tor-in-der-ersten-minute-fur-den-fc-basel-gegen-sion.jpg

Baseli është finalist i Kupës së Zvicrës pas triumfit te Zurichu me rezultat 1-3.

Skuadra e madhe zvicerane ka mposhtur në udhëtim Zurichun për ta siguruar një tjetër finale dhe ka rastin për të fituar trofe këtë edicion.

Gjiganti zviceran ka mposhtur me rezultat 1-3 Zurichun në një takim ku shënoi gol edhe Albian Ajeti.

Dy golat e tjerë për Baselin në këtë takim u shënuan nga Okafor dhe Kuzmanovic, ndërsa për vendasit realizues ishte Odey.

Në finalen e Kupës së Zvicrës, Baseli do të përballet me Thunin. /Telegrafi/