Please enter at least 3 characters.

Ai “u hodh menjëherë”, reagimi i babait kur kupton se vajza e tij e vogël po luante me një tarantulë të madhe

2021/09/https___s3-images.ladbible.com_s3_content_9db3a1a7614c328c5a42efb8f72e410d.jpg

Një baba u hodh menjëherë në aksion kur kuptoi që vajza e tij e vogël po luante me një tarantulë të madhe - dhe momenti u kap në video nga kamera e oborrit të familjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David Lehman, 36 vjeç, nga Tucson, Arizona, tha për Fox News se kur hyri në oborrin e shtëpisë në fillim të këtij muaji, ai vuri re që vajza e tij 18-muajshe, Blake, ishte ulur në tokë, duke luajtur me një kuti kafeje.

Kur e pyeti me çfarë po luante, ai tha se ajo u përgjigj duke thënë: "Mizë".

"Ajo sapo ka mësuar si të flasë, është një vjeç e gjysmë", i tha Lehman Fox “... “kështu që kur ajo thotë ‘mizë’ po mendoja ‘ah, mirë, ju kapët një nga ato insektet e vogla’”.

Sipas Lehman, ajo pastaj mori kutinë e kafesë dhe i tregoi atë që kishte brenda - megjithëse nuk ishte pikërisht një insekt i vogël.

Në pamje, Lehman merr Blake – sheh tarantulën - dhe e merr atë duke e dërguar disa hapa larg.

"Më tronditi", tha Lehman për momentin. Pasi ai ishte në gjendje të qetësohej, Lehman tha se e kuptoi se sa qesharak ishte reagimi i tij. /Telegrafi/