Ahmeti publikon emrat e viktimave nga COVID-19, në mesin e tyre është edhe një 13-vjeçar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjet e viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Ahmeti ka thënë se viktimat nga coronavirusi nuk janë statistika, transmeton Telegrafi.
“Viktimat nga Covidi nuk janë statistika. Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Sot përveç që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre - qytetarë të Komunës tonë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska”, ka shkruar ai në Facebook.
Ahmeti po ashtu ka publikuar emrat e viktimave, në mesin e tyre është edhe një 13 vjeçar.
“Selim Nuzaj 1961Gëzim Ramadani 1964Avdi Gashi 1940Sabrie Sejdiu 1961Hajrije Rrecaj 1957Faik Gashi 1949Sali Simnica 1948Hazir Vula 1945Sadik Lubovci 1944Fazile Krasniqi 1949Sabit Hyseni 1954Ramiz Ferati 1947Hetem Fazliu 1933Liman Dibra 1961Fatmir Kameri 1979Zyla Demolli 1942Nazmi Haziri 1954Selim Rama 1945Fazli Syla 1935Hasan Maloshi 1949Arife Jakupi 1943A. Gj. 2007Hamir Kasabaqi 1947Mehdi Krasniqi 1947Imer Aliu 1948Azemine Berisha 1936Latif Kryeziu 1949Ismajl Zhilivoda 1950".
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë si pasojë e coronavirusit kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 212./Telegrafi/


