Ahmeti nga Tirana: Po ngremë zërin për drejtësi dhe respekt për luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte pjesëmarrës në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së.
Ahmeti në fjalimin e tij tha se zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportimet trilluese ruso-serbe për trafikim organesh, akuza të cilat dolën të pabaza dhe të pavërteta.
“Faleminderit Shqipëri, faleminderit nënë, na ke trajtuar si nëna bijtë. Do doja të përshëndes gjeneralin e luftës, Presidentin Alfred Mojsiu, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull mbi shpatulla për t’u solidarizuar me luftëtarët e lirisë, sepse vetë ka qenë luftëtar i lirisë.Sot jemi bashkë, Tirana, Prishtina dhe Shkupi dhe kështu qofshim gjithmonë. Po ngremë zërin për drejtësi, për respekt, për njohje të luftës tonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri e demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën dhe Europën. Të dashur vëllezër e motra, zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportime trilluese ruso-serbe për trafikim organesh që bëri bujë padrejtësisht në botë. Këtë çështje inekzistente që doli nga kuzhinat e shërbimeve serbe me institucione ruse, e hetoi edhe tribulani i Hagës dhe konstatoi që nuk është i vërtetë dhe e mbylli hetimin", tha Ahmeti.
Ai shtoi se Gjykata u themelua në Kosova qëllimisht, që të ja pamundësonte Serbisë që ta themelonte atë përmes Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ahmeti shtoi se sot në Hagë nuk po gjykoheti ish-krerët e UÇK-së si emra të përvetshëm, por po njolloset lufta e pastët e UÇK-së, ndai ju bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të bashkohen në tubimet në mbështetje të luftës së UÇK-së, pasi sipas tij, ajo luftë ishte një luftë çlirimtare.


