Please enter at least 3 characters.

Ahmeti ia dhuron Kurtit një përqafim (Foto)

2017/05/18582352_10156177404657166_1365602503275162206_n.jpg

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar nominimit për kryeministër të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Në media është folur shumë për raporte të ftohta mes Ahmetit e Kurtit, por në fotografitë e publikuara nga Ahmeti në Facebook, ata shihen tek shkëmbejnë një përqafim të ngrohtë miqësor.

“Na priftë e mbara në fitore!”, ka qenë mbishkrimi i fotografive.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka zyrtarizuar kandidimin e Kurtit për kryeministër. /Telegrafi/