Please enter at least 3 characters.

Ahmeti i bën dhuratë një tastierë Ramës, i thotë se ia ka hequr shkronjat “P” dhe “R”

2021/12/264253504_706639386967955_759679685804219446_n.jpg

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit.

Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari Shpend Ahmeti. Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake.

Ndërsa, ish kryetari Ahmeti, tha se kjo pozitë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetari.

Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.

“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, i tha Ahmeti duke qeshur derisa ja dorëzoi tastierën. /Telegrafi/