Please enter at least 3 characters.

Agjenti shqiptar, Fali Ramadani flet për të ardhmen e Koulibalyt

2022/05/508_fc-barcelone-kalidou-koulibaly-est-l-elu-de-xavi-hernandez.jpg
460:"Foto Alessandro Garofalo/LaPresse 18 aprile 2022 Napoli, Italia sport calcio Napoli vs Roma - Campionato di calcio Serie A TIM 2021/2022 - stadio Diego Armando Maradona Nella foto: Kalidou Koulibaly (SSC Napoli); Photo Alessandro Garofalo/LaPresse April 18 , 2022 Naples, Italy sport soccer Napoli vs Roma - Italian Football Championship League A TIM 2021/2022 - Diego Armando Maradona stadium. In the pic: Kalidou Koulibaly (SSC Napoli); - Photo by Icon sport
21:"LaPresse / Icon Sport

Kalidou Koulibaly është njëri nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve në Serie A.

Qendërmbrojtësi senegalez ka edhe një vit kontratë me Napolin, por ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj atë.

Barcelona, Real Madrid, Paris Saint Germain, Arsenal, Roma e Inter janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.

Megjithatë prioritet i tij është të vazhdoj kontratën me Napolin pasi ndihet mirë në këtë klub.

Pas shumë raportimeve ditëve të fundit në mediat italiane se Koulibaly do të largohet nga Napoli, ka folur edhe agjenti shqiptar i futbollistit, Fali Ramadani.

“Ka shumë thashetheme dhe dua ta sqaroj se ne nuk jemi në bisedime me asnjë klub për Koulibaly, nga sot".

"Jemi duke pritur të takojmë drejtuesit e Napolit për të vendosur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët”, ka deklaruar agjenti i mbrojtësit senegalez. /Telegrafi/