Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Martinezit, Yaque: Interi do t'i vendos klauzolë prej 111 milionë eurosh

2018/03/Lautaro-Martinez-inter-e1521660176622.jpg
295:"AVELLANEDA, ARGENTINA - FEBRUARY 16: Lautaro Martinez greets the fans as he leaves the pitch during a match between Racing Club and Lanus as part of Argentine Superliga 2017/18 at Estadio Juan Domingo Peron on February 16, 2018 in Avellaneda, Argentina. (Photo by Agustin Marcarian/Getty Images)
12:"Getty Images

Duket se kalimi i Lautaro Martinezit te Interi tashmë është kryer dhe vetëm mungon njoftimi zyrtar.

Agjenti i Lautaro Martinez thotë klienti i tij do të ketë një klauzolë prej 111 milionë eurosh te klubi italian.

Duke folur për La Radio de Linea të mërkurën, Beto Yaque, shpjegon disa detaje dhe si zikaltrit mposhtën konkurrencën Borussia Dortmundi.

(Foto: Getty Images)

"Ai do të ketë klauzolë 111 milionë euro me Interin dhe ata do të ndërtojnë skuadrën rreth tij".

"Kështu na thanë zyrtarët e Interit. Trajneri dëshiron të luajë me dy sulmues dhe njëri nga ata do të jetë Lautaro".

"Është çdo gjë e kryer me Interin. E dinim për interesimin e Borussias, jemi takuar me ata disa muaj më parë në Dortmund".

"Na befasuan duke ardhur edhe në Argjentinë pastaj duke pyetur prapë për atë. Shumë skuadra e kërkuan Lautaron, përfshirë edhe Interin, që në fund i dogji të gjithë".

"Nuk është çështje parash. Lautaro po shkon te Interi për arsye sportive. Ata po llogarisin te ai dhe e shikojnë si blerje të rëndësishme".

"A ka nënshkruar pro-kontratë me ata dhe do të shkojë në Milano në qershor", shtoi për fund Yaque. /Telegrafi/