Please enter at least 3 characters.

Agim Cana i dhuron Mustafës një fanellë të Lorikut (Foto)

2016/01/agim-cana-i-dhuron-mustaf-euml-s-nj-euml-fanell-euml-t-euml-lorikut-foto_hd.jpg

Gjatë këtij takimi, Mustafa vlerësoi lartë rolin dhe kontributin që Cana dhe sportistët e tjerë të famshëm të Kosovës, në shumë disiplina, kanë luajtur në promovimin e vlerave kulmore sportive të Kosovës në kohëra të vështira, duke u shndërruar në figura me të cilët janë identifikuar dhe krenuar tërë populli i Kosovës.

Kryeministri po ashtu theksoi angazhimin konkret të Qeverisë për të përkrahur dhe për të krijuar kushte shumë më të mira për sportistët kosovarë që të kenë mundësi të dëshmojnë aftësitë e tyre dhe të arrijnë rezultate të larta në garat sportive rajonale, evropiane e botërore.

Në një postim në faqen e kryeministrit në Facebook thuhet se Agim Cana gjatë takimit e ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen dhe përkrahjen e shprehur për sportistët kosovarë, duke i dhuruar edhe një fanellë me përkushtim të kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana. /Telegrafi/