Please enter at least 3 characters.

Agim Ademi konfirmon tri përforcime të reja te Kosova

2020/07/agim-ademi-e1593689288527.jpg

Kosova do të rikthehet sërish në aksion në muajin shtator, pasi do të luaj dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, më 3 shtator, Kosova përballet me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”.

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës në një bisedë në Sport Show të Klan Kosovës ka zbuluar të rejat e fundit te “Dardanët” para ndeshjeve të shtatorit.

Ai ka thënë se për ndeshjet e tetorit do të debutojnë tre futbollistë me Kosovën.

“Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Edi Sylisufaj mund të vijnë në shtator te Kosova. Zeqiri është diçka e përfunduar, e ka zgjedhur Kosovën”, deklaroi Ademi.

“Por, e ka mundësinë të luajë për Zvicrën U21, kjo nuk prishë punë, le ta ndihmojë Zvicrën, për shkak të dokumentacionit. Në tetor do ta shihni Zeqirin me fanellën e Kosovën”, tregoi ai. /Telegrafi/