Aeroplanët luftarakë rusë ngritën në ajër nga një bazë në Krime, njëri prej tyre rrëzohet pas disa sekondave
12/09/2022
Në Twitter është publikuar videoja e rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në Krime.
Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Su-25, i cili sapo ngritet në ajër, pa kaluar shumë sekonda rrëzohet, transmeton Telegrafi.
Rob Lee, doktor shkence në departamentin për studime të luftës pranë kolegjit King në Londër dhe njëherit ish-marins, ka publikuar videon e rrëzimit të aeroplanit.
Derisa dy aeroplanë ngritën në ajër nga pista e një baze ajrore ruse në Krime, njëri prej tyre derisa humb kontrollin dhe bie në tokë.
Si rezultat i kësaj vjen deri te një shpërthim i fuqishëm, dhe zjarri që përfshin një zonë të gjelbëruar.
Megjithatë nuk dihen arsyet e rrëzimit të fluturakes ruse apo për fatin e pilotit që ishte brenda. /Telegrafi/


