Please enter at least 3 characters.

“Adolescence" nuk ndalet - seriali i Netflix shpallet drama më e mirë në TRIC Awards 2026

Foto: Netflix

Seriali i suksesshëm i Netflix “Adolescence” ka vazhduar serinë e fitoreve duke u shpallur 'Drama më e Mirë' në ceremoninë TRIC Awards 2026, të mbajtur në Londër.

Seriali, i krijuar nga aktori Stephen Graham dhe shkrimtari Jack Thorne, trajton historinë e adoleshentit britanik Jamie Miller, i cili dënohet për vrasjen e një shoqeje klase pasi radikalizohet nga përmbajtjet online.

Produksioni është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e temave si misogjinia dhe radikalizimi në internet.

"Adolescence"

Aktori 16-vjeçar Owen Cooper ka bërë histori duke u bërë fituesi më i ri i çmimeve për 'aktorin më të mirë' në rol dytësor në Golden Globes, Emmy dhe BAFTA.

Në ceremoninë e këtij viti u shpërndanë edhe çmime të tjera:

“Celebrity Traitors” i BBC-së fitoi çmimin për programin më të mirë argëtues.

“Clarkson’s Farm” i Jeremy Clarkson u shpall emisioni më i mirë argëtues, duke lënë pas “I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!”.

Prezantuesja Clare Balding u nderua si prezantuesja më e mirë sportive.

Podcasti “Staying Relevant” i Sam Thompson dhe Pete Wicks fitoi në kategorinë e podcast-eve.

Trevor Nelson mori çmimin special TRIC.

“24 Hours In Police Custody” u shpall programi më i mirë dokumentar.

“Come Dine With Me” fitoi në kategorinë e gatimit.

“Emmerdale” u shpall telenovela e vitit.“A Place In The Sun” fitoi çmimin për programin më të mirë ditor. /Telegrafi/

Filmi po shënon akoma suksese