Please enter at least 3 characters.

Administruesja ‘mbyll sytë’ ndaj kopjimeve në test (Video)

2016/06/writing-with-pen-on-paper.jpeg

Telefonat janë përdorur me të madhe në shkollës "Hamëz Jashari" në Skënderaj, në prezencë të administruesve.

Në shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj, administruesit e testit të maturës janë treguar indiferentë ndaj nxënësve kopjues.

Telefonat janë përdorur me të madhe në këtë shkollë, në prezencë të administruesve.

Video e xhiruar nga monitoruesi i KALLXO.com tregon se si administruesja e testit e sheh nxënësen duke kopjuar por nuk reagon.

Rreth 1000 maturantë iu nënshtruan sot testit në këtë komunë.

KALLXO.com e ka monitoruar edhe sivjet, për të tretin vit rresht, këtë test.