Please enter at least 3 characters.

Ademola Lookman i thotë ‘po’ Interit

Interi thuhet se ka marrë trashmë miratimin e sulmuesit nigerian, Ademola Lookman për transferimin e tij nga Atalanta këtë verë.

Drejtuesit e klubit zikaltër kanë befasuar të gjithë ditëve të fundit duke shfaqur si prioritet nënshkrimin e sulmuesit Lookman nga Atalanta.

Për vetëm pak ditë, Nerazzurrët kanë intensifikuar bisedimet duke bërë edhe ofertë për transferimin e nigerianit në Meazza.

Oferta e Interit thuhet se është 40 milionë euro plus bonuse, teksa Atalanta thuhet se kërkon 50 milionë euro.

Megjithatë, ekipi nga Giuseppe Meazza nuk pritet të rris edhe shumë ofertën e tyre, pasi ka marrë miratimin e lojtarit.

“Ademola Lookman i tha PO INTERIT! Marrëveshja tani varet nga vendimi i Atalantës”, thuhet në postimin e ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për materializimin apo dështimin e këtij transferimi, i cili padyshim se do të ishte më i madhi në Serie A këtë verë. /Telegrafi/