Adelina Thaçi kujton të atin në ditëlindjen e tij: Plot jetë, energji, humor
Adelina Thaçi ka prekur ndjekësit me një dedikim të ndjerë për të atin, aktorin e madh të humorit Rasim Thaçi – Cima, i cili sot do të kishte festuar ditëlindjen.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një fotografi të Cimës nga fusha e tenisit, ku ai shfaqet i buzëqeshur, plot energji dhe me gjallërinë që e ka karakterizuar gjithmonë.
Krahas imazhit, Adelina ka shprehur mallin dhe dashurinë e saj me fjalët: “Bab, gëzuar ditëlindjen! Çdo fotografi e jotja flet shumë… Plot jetë, energji, humor!”.
Pesë vite pas ndarjes së tij nga jeta, Rasim Thaçi – Cima vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar.
Ai kujtohet me respekt e nostalgji nga publiku, ndërsa për familjen e tij mbetet një mungesë e madhe dhe një kujtim i paharruar. /Telegrafi/


