Please enter at least 3 characters.

Adelina Thaçi duket tërheqëse në një ansambël ngjyrash në programet festive

2018/12/addja.jpg

Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi, ndonëse ka kohë pa sjell ndonjë projekt të ri muzikor, vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore e programe festive.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur në rrjetet sociale, se këtë fundvit do të jetë e pranishme në programin festiv të "Oxygen Show".

Në fotografitë e publikuara në InstaStory, këngëtarja është shfaqur mjaft atraktive dhe joshëse, e veshur me një fustan plot ngjyra, për të cilin është kujdesur stilistja Dona Matoshi.

Fustani në fjalë theksoi mjaft mirë vijën trupore të këngëtares, ndërsa flokët prej bionde e plotësonin dukjen e saj glamuzore.

Adelina tash e sa kohë është e angazhuar në grupin muzikor "Zanat", të cilin e ka themeluar në bashkëpunim me disa prej kolegeve të saj.

Ajo është nënë e dy vajzave, dhe përkundër moshës vazhdon të qëndrojë mjaft në top formë.

Muajve në vazhdim pritet të sjellë një projekt të ri muzikor solo, për fansat e saj. /Telegrafi/