Please enter at least 3 characters.

Adelina Berishës i vdes gjyshja, këngëtarja me dedikim prekës për personin e dashur që e humbi

2020/07/adelinnaberisha_50493404_292604901402073_5100843416760437009_n-e1595582621543.jpg

Këngëtarja Adelina Berisha është zgjuar me një lajm të hidhur mëngjesin e së premtes.

Kjo pasi asaj i ka ndërruar jetë gjyshja, me të cilën ka qenë shumë e lidhur.

Lajmin e hidhur, Berisha e bëri të ditur për fansat përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Teksa shfaqte portretin e gjyshes së saj të ndjerë nën ngjyrat bardhë e zi, Adelina nuk i kursente fjalët e zemrës dedikuar personit të dashur.

“Gjyshe, nuk po mundem të gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen që po e ndjej, t’u prehtë shpirti në paqe zemra ime”, kanë qenë fjalët e saj.

Këngëtarja ka pranuar ngushëllime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj në rrjetet sociale, me rastin e humbjes së gjyshes. /Telegrafi/